7 months ago
80 mln euro dëm në Tiranë-Elbasan, ish-zyrtarët e ARRSH mbeten në burg
7 months ago
Hipersoniku kinez, për 2 orë nga Pekini në Nju Jork
7 months ago
“Të çmilitarizohet inteligjenca artificiale”. Apeli i kreut ekzekutiv të Google
7 months ago
Islanda, 66 mijë tifozë kërkojnë bileta për në “Rusi 2018”

 Policia e Shkodrës ka arrestuar 2 të rinj si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se kanë tentuar të kalojnë jashtë kufirit shqiptar disa shtetas të huaj. Policia sqaron se janë arrestuar në flagrancë: Aldo Ukaj , 32 vjeç, banues në Shkodër dhe Alfons Capi , 28 vjeç, banues në Vaqarr Tiranë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e një tjetër 24 vjeçari, banues në Tiranë.
Arrestimi i shtetasit Aldo Ukaj u bë pasi në rrugën Lezhë – Shkodër në vendin e quajtur Ura e Baçallëkut u kap duke transportuar me mjetin e tij, 5 shtetas të huaj Sirianë për në Malin e Zi.
Ndërsa, Alfons Capi u arrestua pasi në rrugën Lezhë – Shkodër tek ura Baçallëkut në bashkëpunim me 24 vjeçarin e shpallur në kërkim, u kap duke transportuar 4 shtetas sirianë për në Mal i Zi. Në afërsi të Urës së Baçallëkut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas sirian të së njëjtës familje me 4 të tjerët të cilët po i transportonte Capi. Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.