7 months ago
80 mln euro dëm në Tiranë-Elbasan, ish-zyrtarët e ARRSH mbeten në burg
7 months ago
Hipersoniku kinez, për 2 orë nga Pekini në Nju Jork
7 months ago
“Të çmilitarizohet inteligjenca artificiale”. Apeli i kreut ekzekutiv të Google
7 months ago
Islanda, 66 mijë tifozë kërkojnë bileta për në “Rusi 2018”

Manchester City ka zhgënjyer fansat e tij me një humbje të papritur, por që nuk e cënoi kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League, atë të çerekfinaleve. Si rrallëherë këtë sezon, ekipi i Guardiolës nuk ka mundur të korrë frytet e punës së tij ndaj një rivali inferior në letër, si Bazeli, ndaj të cilit kishte fituar thellë 4-0 në duelin e parë të luajtur në Zvicër.

Në “Etihad Stadium”, “Citizens” kaluan të parët në avantazh, me anë të Gabriel Jesus, por panë kundërshtarët e tyre të barazonin shumë shpejt brenda pjesës së parë me Elyounoussi.

Në të dytën, edhe në Manchester erdhi një përmbysje rezultati, pasi Bazeli shënoi golin e dytë me anë të Lang, një fitore për zviceranët që shërben thjesht për statistikë.

Tags: