7 months ago
80 mln euro dëm në Tiranë-Elbasan, ish-zyrtarët e ARRSH mbeten në burg
7 months ago
Hipersoniku kinez, për 2 orë nga Pekini në Nju Jork
7 months ago
“Të çmilitarizohet inteligjenca artificiale”. Apeli i kreut ekzekutiv të Google
7 months ago
Islanda, 66 mijë tifozë kërkojnë bileta për në “Rusi 2018”

 Kancelari britanik Filip Hemond ka refuzuar thirrjet për të njoftuar dhënien fund masave shtrënguese gjatë deklaratës së pranverës që ai pritet të japë në datën 13 mars. Hemond, pritet të bëjë të ditur nivelin më të ulët të deficititit buxhetor që nga viti 2002 dhe kjo falë financave publike të cilat janë më të mira se sa priteshin. Por gjatë një interviste për BBC-në, kancelari britanik tha se borxhi kombëtar i Britanisë së Madhe ishte akoma i lartë dhe se masat kufizimet e shpenzimeve nuk do të lehtësoheshin. “Ka dritë në fund të tunelit. Por për momentin ne jemi akoma në tunel” tha ai. Laburistët i kanë bërë thirrje zotit Hemon t’i japë fund shkurtimeve të shpenzimeve publike gjatë deklaratës së tij të pranverës.
Por zoti Hemmond tha se do të ishte e gabuar të derdhje çdo qindarkë në shpenzimet publike shtesë. Ai theksoi se aktualisht ekziston një moment shumë i rëndësishëm për të parë nëse borxhi kombëtar do të fillonte të reduktohej pas rritjes që ai pësoi për shtatëmbëdhjetë vite me rradhë. “Kemi një borxh prej 1.8 triliardë paundësh dhe që përbën 86.5 përqind të prodhimit të brendshëm bruto” tha kancelari Hemmond, sipas të cilit të gjitha organizatat ndërkombëtare e pranojnë se ky nivel borxhi është më i lartë se niveli i sigurtë.

Tags: