7 months ago
80 mln euro dëm në Tiranë-Elbasan, ish-zyrtarët e ARRSH mbeten në burg
7 months ago
Hipersoniku kinez, për 2 orë nga Pekini në Nju Jork
7 months ago
“Të çmilitarizohet inteligjenca artificiale”. Apeli i kreut ekzekutiv të Google
7 months ago
Islanda, 66 mijë tifozë kërkojnë bileta për në “Rusi 2018”

 Partizani ka bërë autokritikë dhe me Klevis Dalipin në krye të pankinës, pas shkarkimit të Sulejman Starovës, arrin të mposhtë pastër 3-0 një rival të drejtpërdrejtë në betejën për një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Rezultati i takimit të luajtur në “Selman Stërmasi” pasditen e kësaj të shtune u zhbllokua pas gjysmë orë loje, kur shënoi Trashi, për të shkuar në dhomat e zhveshjes në pushimin midis dy pjesëve me avantazhin minimal përballë gjirokastritëve të Luftëtarit.

Gjithçka u duk më e lehtë në pjesën e dytë, kur “të kuqtë” arritën të shënonin edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të Prognit dhe më pas me anë të Bathës, ky i fundit me 11-metërsh.

Partizani ngjitet në kuotën e 35 pikëve, një më pak sesa Laçi e Flamurtari që ndajnë vendet 3-4 me pikë të barabarta. Ndërsa Luftëtari mbetet një pikë pas kryeqytetasve, në vendin e 6.

Sfida tjetër, ajo me më pak histori, ishte Skënderbeu-Lushnja, një takim që u mbyll ashtu siç pritej me fitoren e korçarëve 3-1, me “ujqërit e dëborës” që hedhin një hap tjetër drejt titullit kampion, e lushnjarët që “zbresin” njërën këmbë në kategorinë inferiore.

Për ekipin korçar shënuan Sowe dhe Dita në pjesën e parë dhe James në të dytën, ndërkohë që avantazhi u shkurtua momentalisht në fundin e 45-minutëshit të parë kur lushnjarët shënuan me anë të Sefës.

Tags: